Një 80-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë pasi i ka shpërthyer një bombël gazi brenda në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Nikoll Keta, ndërsa i moshuari është identifikuar me inicialet Z.K. Sipas informacioneve, 80-vjeçari është dëmtuar në këmbë.
Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Nikoll Keta”, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, ka plasur një bombël e vogël gazi, për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.