×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagosen katër persona, mes tyre një 8-vjeçar

    Reporteri
    23 Shkurt 2025 | 12:30

    Një bombol gazi ka shpërthyer në një fshat të Maliqit mëngjesin e ditës së sotme.

    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se shpërthimi ka shkaktuar plagosjen e 4 personave, mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar.

    Të plagosurit e tjerë janë nga mosha 26-32 vjeçare, të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për mjekim të specializuar. Po ashtu bëhet me dije se nga shpërthimi të dëmtuarit kanë marrë djegie në pjesën e fytyrës.

    Jetnor Mucollari, kryefamiljari i kësaj banese tregon se gjithçka ka ndodhur në momentin e ndërrimit të kokës së bombolës.

    Nisur nga ngjarje të tilla që nuk kanë qenë të pakta, policia e Korçës u ka kërkuar qytetarëve që kanë zgjedhur të ngrohen me gaz, të bëjnë kujdes në përdorimin e bombolave të gazit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!