Pas disa javësh të gjata me qetësi, Covid 19 duket se po shënon raste të reja në vendin tonë.
Ka raportime se 15 persona që janë personel mjekësor kanë rezultuar mbartës të Covid 19 në 24 orët e fundit.
Dyshimet janë se ata janë infektuar nga një kolegia e tyre, e cila për momentin është e shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.
Nuk dihet ende se në cilin pavion apo spital janë shënuar rastet e reja, ndërsa konfirmimi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.