×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthen në flakë një makinë pranë selisë së PD-së në Elbasan

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 13:59

    Një automjet tip ‘Golf IV’ me targa AA 290 KN ka shpërthyer në flakë rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm në Elbasan.


    Automjeti ka marrë flakë pranë selisë në PD në qytetin e Elbasanit.

    Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

    Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!