×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthen një bombë pranë xhamisë së Namazgjasë

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 23:11

    Një bombë e tipit molotov ka shpërthyer këtë mbrëmje në afërsi të xhamisë së Namasgjasë në Tiranë, fare pranë parlamentit shqiptar.


    Dyshimet e para flasin për një zjarrvënie të qëllimshme brenda një kontenieri që ndodhej në afërsi të xhamisë.

    Një tjetër bombë molotov e paplasur është gjetur pranë hyrjes së Parlamentit.

    Policia ka nisur kërkimet për të zbuluar autorët e ngjarjes, teksa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!