×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthen transformatori në autostradën Tiranë – Durrës, lëndohen tre persona

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 13:14

    Policia e Tiranës njofton se rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndije elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.


    Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!