×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim me eksploziv në një mobileri në Lezhë, policia jep detajet

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 7:40

    Një shpërthim ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në Lezhë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhui mbrëmë rreth orës 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot.


    Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në mobilerinë në pronësi të shtetasit Dëfrim Ajazi, banues në Tiranë, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!