Një shpërthim me granatë raportohet se ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.
Nga shpërthimi raportohet se mbeti i plagosur kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.
Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në momentin që Tushe po hynte në zyrë.
Autor i ngjarjes dyshohet se është ish-shoferi i kryebashiakut, Gëzim Saraçi.
Shpërthimi mendohet se ndodhi me granatë dhe nuk dihen ende motivet e ngjarjes.
Drejt Lushnjes është nisur edhe drejtori i policisë, Ardi Veliu.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.