×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim në një automjet në Durrës

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 15:48
    ilustrim

    Një shpërthim me lëndë plasëse në një automjet ka ndodhur sot në Durrës.


    Siç shkruan Lapsi, shpërthimi ndodhi rreth orës shtatë të mëngjesit dhe është dëgjuar nga banorët e lagjes në rrugën “Ramazan Jella”, në qendër të qytetit.

    Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

    Mësohet se në mjetin tip Renault me targa AA 301ZZ ka vetëm dëme të lehta materiale.

    Pronari i mjetit kur ka shkuar të marrë makinën ka parë dëmtimin e shkaktuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!