Një shpërthim me lëndë plasëse artizanale ka ndodhur në banesën e Refat Murrizit, në një fshat të Divjakës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në oborrin e banesës së 67 vjeçarit.
Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Janë të paqarta shkaqet, teksa pronari i shtëpisë thotë se s’ka patur asnjë konflikt. Ai ka dy vajza të martuara të cilat jetojnë jashtë Shqipërisë./tch/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.