Ka shkuar në tre numri i viktimave nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku shpërtheu një bombol gazi në hotelin e familjes Gjoka.
Pas dy vajzave Danjela dhe Klarisa Gjoka, 19 dhe 15-vjeç, ka ndërruar jetë dhe nëna, 40-vjeçarja Alketa Gjoka. Ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital në Itali ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.
I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është djali i mitur Enrik Gjoka 12 vjeç, i cili ndodhet në spital. Familja Gjoka jetonte në Itali, por ishin kthyer në Velipojë për të përgatitur hotelin me nisjen e sezonit turistik.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut në hotelin 3 katësh në pronësi të kësaj familje. Në momentin kur ndodhi ngjarja nuk ka pasur turistë në hotel.
Të plagosurit fillimisht u dërguan në Tiranë, por më përkeqësimin e gjendjes shëndetësore si pasojë e djegieve të rënda u dërguan në Itali./abcnews/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.