Këto janë pamjet kur ambulanca ka marrë personat e plagosur sot pas shpërthimit në një byrektore në zonën e Yzberishtit.
Bashkëpronarja dhe dy punonjëset mbetën të plagosura pasi bombola e gazit në byrektore shpërtheu mëngjesin e sotëm, për arsye ende të pazbuluara.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Neës 24 raporton se punonjësja e byrektores, Ardjana Mesi, ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy, shkruan panorama.
Ndërkohë, bashkëpronarja Klodiana Simeci ka pësuar shembje, pasi forca e shpërthimit e ka rrëzuar në tokë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.