Pas disa orësh kërkimi është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të cilët ishin bllokuar në Malin e Jezercës ku orë më parë u njoftua se një turiste kroate 41 vjeçare me inicialet Z.I humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur.
Në operacionin e kërkim shpëtimit sipas Top Channel mori pjesë edhe reparti i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.
Pesë prej alpinistëve kroatë të ndihmuar nga Shërbimi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës po kthehen tek mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi nga ku edhe kishin hyrë në territorin shqiptar.
Ndërsa 2 turistë të tjerë kroatë u transportuan me helikopter në qytetin e Bajram Currit, raporton Top Channel.
Turistja kroate humb jetën tragjikisht në “Majën e Jezercës” në Shqipëri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.