×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpëtohen 3 peshkatarë nga mbytja në det

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 10:58

    Shërbimet e policisë në Vlorë kanë bërë me dije se kanë shpëtuar tre peshkatarë nga mbytje në det.


    Mjeti i tyre po fundosej në “Gjirin e Gramës”, kur autoritetet ndërhynë.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit.

    Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

    Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!