Ndonjëherë qentë mund të jenë heronjtë më të mëdhenj, ashtu si në rastin e Kikos.
Qenushi u bë i famshëm për publikun shqiptar me historinë e veçantë të shpëtimit.
Mëngjesin e 26 Nëntorit, kur Shqipëria u trondit nga tërmeti 6.4 ballë, ai ka shpëtuar të zotët e tij, fillimisht duke lehur e më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar.
Këtë histori e kanë treguar vetë pronarët e tij për ‘Top Channel’ ku mes të tjerash janë shprehur se nuk do ta linin kurrë qenin, qe nëse nuk pranonin atë, dhe ato do të rrinin jashtë.
Në një resort ku po qëndronte familja, e kanë përzënë Kikon në orën 12 të natës ngaqë aty nuk lejoheshin kafshët.
Kështu pronarët janë larguar bashkë me të. Fatmirësisht kryeministri Edi Rama, ka mundësuar për to një resort ku mund të qëndrojnë pa problem me qenushin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.