×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri, hapen qendrat e votimit për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive

    Reporteri
    14 Maj 2023 | 8:13

    Në Shqipëri sot mbahen zgjedhjet lokalet ku rreth 140 kandidatë do të synojnë të marrin drejtimin e 61 bashkive në tërë Shqipërinë.

    Klan Kosova ka dërguar ekip për t’i përcjellë nga afër këto zgjedhje dhe gazetarja Qendresa Tershani nga atje njofton se qendrat e votimit tashmë janë hapur.

    Në këto zgjedhje vendore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!