×
  • Lajme
  • Shqipëria / Kronikë e zezë

    Shqipëri: Një mësuesi i jep fund jetës së tij pranë varrit të gruas

    Reporteri
    17 Shtator 2023 | 15:13

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ballsh këtë të diel.

    Petrit Jaupaj është gjetur pa jetë pranë varrit të bashkëshortes së tij. Në gjendje të rënduar emocionale 60-vjeçari ka pirë disa ilaçe dhe i ka dhënë fund jetës.

    Jaupaj ishte mësues i Biokimisë në shkollën 9-vjeçare “5 shkurti”. Rreth 1 vit e gjysmë më parë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

    Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier. Pritet kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore dhe njoftimi zyrtar i policisë. /euronewsalbania/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!