×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri: Pagë, bursë dhe shtëpi falas për familjet e të rënëve në krye të detyrës

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 7:24

    Në mbledhjen e djeshme qeveria vendosi miratimin e rregullave dhe të procedurave të detajuara për trajtimin financiar të familjarëve të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës.


    Sot vendimi u botua në Fletoren Zyrtare i detajuar, ku specifikohet se familjarët e të rënit në krye të detyrës përfitojnë mes të tjerave; ndihmë të menjëhershme financiare për çdo person, në masën e një page, referuar pagës mujore të muajit të fundit të shërbimit. “Përfitimi i ndihmës së menjëhershme nuk duhet të jetë më shumë se 10 (dhjetë) paga në total” thuhet në vendim.

    Pjesëtarët e familjes përfitojnë pension suplementar familjar, në masën 100% të pagës mujore të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, pavarësisht nga periudha e sigurimit. Fëmijët e të rënëve përfitojnë trajtim me bursë në shkollë. Po ashtu, Garda trajton me prioritet aplikimin ose kërkesën për punësim. Gjithashtu Enti Kombëtar i Banesave trajton me banesë falas bashkëshorten/in dhe fëmijët e punonjësit të Gardës së Republikës, që ka humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës, kur janë të pastrehë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!