Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon një protestë para parlamentit, ndërkohë që brenda tij mbahet seanca plenare.
Mbështetësit e PD-së kanë hedhur tymuese dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë, të cilët në numër të shtuar kanë krijuar një gardh para institucionit.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë rrethimin duke u përplasur me policinë, shkruan Euronews.al, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.