Një mësuese është dhunuar në ambientet e shkollës 9 vjeçare “Nimete Progonati” në qytetin e Memaliajt.
43 vjeçarja, M.H., është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambientet e shkollës si shkak i pretendimit për bullizim të nxënëses 9 vjeçare në klasën e tretë prej mësueses në fjalë.
E dyshuara, tezja e fëmijës kishte shkuar që ta merrte mbesën e saj nga shkolla ndërkohë që e gjeti duke qarë, e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë procesit mësimor.
Pas kësaj e dyshuara S.K thuhet të ketë shkuar te mësuesja me të cilën ka debatuar dhe më pas debate ka eskaluar në dhunë.
Për të pushuar kjo situatë u desh ndërhyrja e stafit.
Teksa thuhet se mësuesja e ka denoncuar S.K në Polici për dhunë për shkak të detyrës.
Sipas njoftimit te Policisë 41 vjeçarja është proceduar penalisht.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë,, shkruan OraNews, pwrcjell Reporteri.net.
“Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë,” njoftoi tutje policia. /Reporteri.net./