×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria bën edhe një punë të mirë për Luginën: Nxënësit do të mësojnë me libra shqip

    Reporteri
    23 Qershor 2020 | 11:34

    Nxënësit në Preshevë tani e tutje do të mund të mësojn me tekste shkollore në gjuhën shqipe.


    Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka thënë se shqiptarëve në Serbi do t’u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria.

    “Kemi filluar gjithashtu edhe financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore, sepse besojmë fuqishëm që femijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim”, ka thënë Shahini.

    Tutje ajo ka thënë se komuniteti shqiptar në Luginë të Preshevës e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!