Shqipëria do të mbajë nesër Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian.
Delegacioni niset pasditen e sotme dhe do të përbëhet nga 25 emra të lidhur me procesin e integrimit.
Delegacioni kryesohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa pjesë e tij janë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, etj.
Takimi i parë pritet që nesër të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Delegacioni i BE-së do të kryesohet nga ministri i Jashtëm çek, si vendi që ka Presidencën e radhës së BE.
Pjesë e tij do të jenë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi./tvklan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.