×
  • Lajme
  • Shqipëria / Konferenca e përbashkët me Ramën

    Macron në Tiranë: Vendi i Shqipërisë është në BE

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 9:44

    Presidenti francez Emmanuel Macron është pritur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri nga Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare që po mban në vendin tonë. Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në pak kohë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.

    Macron shoqërohej nga ambasadorja franceze Catherine Suard teksa mbërriti në kryeministri. Dy liderët po mbajnë një takim dypalësh ndërsa më pas do të firmosen edhe disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë.

    Macron tha se vendi i Shqipërisë është në BE.

    “Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mban axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Fal për mikpritjen dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!