×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria do të hapë shkollat

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 14:23

    Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkollat në Shqipëri do të hapen. 


    Ai ka shpërndarë videon e deklaratës së ministreve Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu dhe shton se për këtë çështje vende të ndryshme kanë zgjedhur rrugë të ndryshme.

    Rama po ashtu ka thënë se çdo vendim drejt hapjes së shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet për garantimin e masave anti-covid.

    Njoftimi i plotë i Ramës: 

    “SHKOLLAT DO TË HAPEN

    Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

    Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!