×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite për njohjen e patentave

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 7:13

    Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, ekzekutivi ka vendosur miratimin e marrëveshjes me Arabinë Saudite për njohjen e patentave.


    “Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

    Vendosi:

    Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” mbyllet vendimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!