×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria ‘hapi dyert’ e shtëpisë për afganët, 2 miq të vjetër takohen pas 13 vitesh

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 19:21

    Një takim me një mik të vjetër, sado në rrethanat e jashtëzakonshme të bën gjithmonë nostalgjik dhe të zgjon kujtime të bukura.


    Pas zhurmës kaotike të luftës dhe krismat e armëve, Haseeb, një prej afganëve që tashmë është i sigurt në Shqipëri, është takuar pas 13 vitesh me një mik, Majlind Lazimi, ish-drejtorin e postës shqiptare.

    Lajmin e ka bërë pikërisht ky i fundit, i cili ka postuar edhe një fotografi së bashku me Haseeb nga Shëngjini, me të cilin kanë studiuar së bashku në Universitetin e Qipros.

    Pas 13 vitesh, në rrethana të paimagjinueshme, në një kohë kur Shqipëria i hapi dyert e shtëpisë afganëve, dy miq u ritakuan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!