Shteti i Shqipërisë ka marrë vendim që të heq përkohësisht vizat turistike për qytetarët e pesë shteteve.
Shtetasit e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë.
Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Theksojmë se vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm.
Sipas vendimit, “lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin pasaportë për një periudhë të kufizuar/për periudhën nga data 20 prill deri më 31 dhjetor 2023 janë: Arabia Saudite, Bahrejni, Katari, Omani dhe Tajlanda”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.