×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria i dënon vetëm 16 euro ata që dalin pa maska

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 16:12

    Tanimë, nuk ka asnjë dyshim! Përmes aktit normativ të bërë publik vetëm pak minuta më parë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriliu, maska në ambientet e mbyllura bëhet e detyrueshme. Në të kundërt, do të gjobitesh.


    Çdo person që kapet pa maskë në ashensor, ambiente zyre, në qendra tregtare, në autobuz e vende të tjera publike do të gjobitet me vlerën prej dy mijë lekësh që në euro i bie 16.

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/563976714283291

    Akti normativ është miratuar sot nga qeveria shqiptare.

    “Qeveria ka vendosur që të hedhë një tjetër hap për të parandaluar përhapjen e COVID, vendosjen e maskës e detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura. Detyrimi do të jetë për çdo qytetar në të gjitha ambientet e mbyllura, administratë, transport publik, qendra tregtare, shkallë pallati, ashensor, etj. Nëse rast moszbatimi policia e shtetit, bashkiake, dhe inspektoratet do të penalizojnë shkelësit me gjobë. Për këtë akt kërkojmë mirëkuptimin e secilit prej jush”, tha ministrja e Shëndetësisë.

    Vetëm sot, një tjetër bilanc tragjik kishim për nga numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus. Katër pacientë ndërruan jetë, mes tyre një vajzë vetëm 21 vjeçe duke u bërë kështu viktima e parë me moshë kaq të re në vendin tonë, ndërsa rastet e reja ishin 85.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!