Turistët që kanë planifikuar që pushimet t’i kalojnë në Mal të Zi, tani janë fokusuar tek Shqipëria, shkruan të dielen gazeta malazeze “Pobjeda”, teksa thekson se arsye për këtë janë masat strikte të shtetit malazez shkaku i pandemisë së koronavirusit.
“Turistët nga Bjellorusia dhe Ukraina janë të interesuar të vijnë në Mal të Zi, por këtë gjë nuk po e bëjnë shkaku i testit që po u kërkohet”, shkruan gazeta, teksa vazhdon se sindikata turistike ka propozuar heqjen e testit dhe futjen e kontrollës “më të ashpër”.
Sipas të dhënave të Asociacionit të Hoteleve të Komunës së Ulqinit, masat më fleksibile të hyrjes në Shqipëri kanë bërë që kapacitetet në bregdetin shqiptar të mbushen deri në 90 për qind, në raport me vitin e kaluar. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.