×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria mbyllë kufirin me Italinë

    Reporteri
    10 Mars 2020 | 12:36

    Shqipëria ndërpret të gjitha fluturimet nga Italia në Shqipëri. Ministrja e Transporteve Belinda Balluku ka lajmëruar se ky vendim është marrë pasi Italia tashmë është një zonë e kuqe.


    Sot është lejuar që të ulet në Rinas vetëm një avion i Alitalia, që ishte nisur nga Roma. Edhe transporti me anije Itali-Shqipëri është ndaluar për udhëtarët.

    Nuk do të lejohen më pasagjerë nga Italia për në Shqipëri. Avionët bosh mund të marrin pasagjerët nga Shqipëria në Itali.

    Sa i përket transportit detar. Sot do të nisen tragetet e fundit Vlorë- Brindisi dhe Durrës- Bari me pasagjerët që kanë blerë bileta. Pas këtij itinerari ndërpritet çdo lundrim drejt Italisë”, tha Belinda Balluku./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!