Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj do të udhëtojnë sot drejt kryeqytetit të Sllovenisë, Bratislavës, për marrjen e presidencës së OSBE.
Lajmin e bëri me dije vetë kryeministri në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë për situatën pos-tërmet.Ndërkohë të shtunën, Rama do të fluturojë drejt Stambollit për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve të organizuar nga presidenti turk Erdogan.
“Shqipëria merr presidencën e OSBE dhe do të kem një ngarkesë plus për të drejtuar OSBE dhe duhet të shkoj sot në Bratislavë për të marrë detyrën. Dhe direkt nesër do të shkoj në Stamboll në takimin që ka organizuar presidenti me investitorë dhe biznesmenë. Besoj se do të kthehem me çadra me vete. Por duhet menaxhuar sa më mirë kjo logjistikë. Ka vlerë të madhe për të qenë pjesë e gjithë logjistikës sonë në vijim”, deklaroi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.