×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria ndër vendet me pabarazinë më të madhe në Europë

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 18:29

    Polarizimi i shoqërisë pas viteve 1990 është rritur me ritme të shpejta, aq sa sot Shqipëria renditet me pabarazinë sociale më të lartë në Europë sipas matjeve të Eurostat për vitin 2017.


    Në hartën bashkëngjitur, shtetet me ngjyrë portokalli, kanë pabarazinë më të lartë në kontinent dhe të tilla, janë Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Spanja.

    Mënyra se si të ardhurat dhe pasuria shpërndahen në shoqëri përcaktojnë shkallën në të cilën individët kanë qasje të barabartë në mallrat dhe shërbimet e prodhuara brenda një ekonomie kombëtare.

    Një masë e rëndësishme e shpërndarjes së të ardhurave është raporti i të ardhurave totale të marra nga 20% e popullsisë me të ardhurat më të larta se ajo e marrë nga 20% e popullsisë me të ardhurat më të ulëta, të njohura si raporti i kuintilit të të ardhurave. Në vitin 2017, raporti i kuintilit të të ardhurave në Bashkimin Europian (BE) ishte 5.2, transmeton shekulli.

    Në bazë të kësaj mase, Çekia dhe Sllovenia kishin pabarazinë më të ulët të të ardhurave në vitin 2017 (3.4). Këto u ndoq nga tre shtete të tjera anëtare me raportet më poshtë 4.0, Finlanda (3.5), Sllovakia (3.5) dhe Belgjika (3.8).

    Në të kundërt, pabarazia e të ardhurave ishte shumë më e lartë (mbi 6.0) në Greqi (6.1), Letoni (6.3), Rumani (6.5), Spanjë (6.6), Lituani (7.3) dhe më e larta në Bullgari (8.2).

    Sipas vrojtimeve të brendshme të kryera nga INSTAT, në vitin 2018 pasuria, burimet dhe mundësitë ekonomike janë më të përqendruara në zonat urbane, pasi 30% e familjeve në zonat urbane janë në kuintilin më të lartë të pasurisë, krahasuar me vetëm 5% të familjeve në zonat rurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!