Kanë arritur në Aeroportin Nënë Tereza, 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, dhuratë e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë.
Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.
Duke i shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, qeveria shqiptare shprehi angazhimin për të vazhduar pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.
Deri tani në Shqipëri kanë arritur 956,250 doza të vaksinës antiCovid dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.