Shqipëria e ka rritur kontributin e saj në misionin paqëruajtës të NATO-s në Kosovë.
Kështu bëri të ditur presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Ai theksoi se Shqipëria do të jetë krah Ukrainës.
“Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën”, tha Begaj.
Postimi i plotë:
Prita sot kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Rob Bauer. Falenderova Admiralin Bauer për vizitën në Shqipëri në këtë kohë sfidash për paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike, si pasojë e agresionit të paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Vlerësova Admiral Bauer për drejtimin me vizion dhe përkushtim të Komitetit Ushtarak dhe kontributin që Komiteti Ushtarak jep në drejtim të përshtatjes dhe forcimit të kapaciteteve dhe kohezionit të aleancës.
Shqipëria mbetet e angazhuar në misione dhe operacione të NATO-s, ka rritur kontributet për vitin 2023 në KFOR, dhe është e gatshme për rritjen e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Shqipëria qëndron në krah dhe do vijojë të mbështesë Ukrainën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.