Qeveria shqiptare e ka caktuar të hënën, 13 shkurt, ditë zie për viktimat që humbën jetën si pasojë e tërmetit që preku Turqinë dhe Sirinë.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më pare”, thuhet në njoftim.
Rama po ashtu ka treguar edhe se si do të shënohet kjo ditë, në përkujtim të viktimave.
“Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, thuhet tutje.
Kujtojmë se, deri tani, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka arritur gati në 23 mijë. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë: