×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria tronditet nga një tërmet i fuqishëm, lëkundjet ndihen në disa qytete

    Reporteri
    09 Janar 2022 | 23:21
    Ilustrim

    Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë, ora 22:43 (ora lokale),

    Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.

    Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

    Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
    Nuk kemi njoftime për dëme thuhet ne njoftimin e Departamentit te Sizmologjisë,
    Instituti i Gjeoshkencave.

    Po keshtu tjeter tërmeti, me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në Follorinë të Greqisë. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!