Shqipëria u lëkund të mërkurën brenda 12 orëve nga 6 tërmete, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave.
Sipas tij lëkundjet nisën nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Epiqendrat e lëkundjeve u regjistruan dy në Laç, një në Bilisht dhe tre në Konispol.
Goditjet më të forta u regjistruan në Konispol 4.4 dhe 3.6 ballë më pas në Laç 3.2 ballë të shkallës rihter, njoftoi Instituti i Gjeoshkencave.
Tërmeti i parë ra në orën 5:22 dhe i fundit në orën 19:30.
Nuk ka njoftime për dëme materiale veç panikut dhe frikës që përfshiu banorët e zonave të goditura. /rtsh
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.