Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme për turistët për të kaluar pushimet verore.
Referuar të dhënave të bëra publike nga Ministria e Turizmit, vetëm gjatë muajit korrik kanë ardhur në Shqipëri 1.7 milionë turistë të huaj. Duke krahasuar me një vit më parë, bëhet fjalë për 26 për qind më shumë turistë të huaj.
“Mirëmëngjes me shifrat e muajit korrik, ku 1.7 milionë turistë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, bën me dije Ministria e Turizmit.
Në total, që në fillim të 2023, në Shqipëri kanë ardhur 5.1 milionë vizitorë të huaj.“Që prej fillimit të vitit 2023, kemi pritur 5.1 milionë vizitorë të huaj, ose 31% më shumë se viti 2022, të cilët vijnë me kuriozitetin e madh për të zbuluar diversitetin e destinacioneve turistike dhe largohen me premtimin për t’u rikthyer sërish”, përfundoi Ministria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.