Media e njohur britanike, ‘The Telegraph’ ka bërë një artikull për shqiptarët që kanë shkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Në shkrim raportohet se i gjithë aktiviteti kriminal realizohet nëpërmjet një faqeje Facebooku, e cila administrohet në një shqiptar i dënuar për vjedhje banke dhe droge.
‘The Telegraph’ ka shkruar se kriminelët shqiptarë po përdorin Facebook’un për aktivitete kriminale, kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm në Britani, bërja e martesave të rreme dhe mashtrimit me anë të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit dhe patentave në gjuhën angleze. Facebook nuk arriti të ndërmarrë asnjë veprim kundër faqes, të quajtur ‘Shqiptarët në Londër’, ku skemat kriminale u postuan publikisht.
Faqja u krijua nga Fari Lleshi, i dënuar për vjedhje banke dhe që hyri në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe u deportua në mars, pasi u dënua për posedim droge në Britani.
Kulmi arriti në një të diel qershori, ku alarmi doli në Facebook: ‘Të gjithë shqiptarët pa dokumente duhet të jenë të kujdesshëm në Stacionin Waterloo! Atje ndodhet Zyra e Brendshme që po bën kërkime’ raporton gazeta britanike.
Postimi i 23 qershorit, ishte një nga shumë paralajmërimet e tilla për imigrantët e paligjshëm, që ndiqnin faqen e Facebook-ut “Shqiptarët në Londër”, duke u thënë atyre informacione se ku dhe kur oficerët e forcave kufitare ose policia po përgatiteshin për spastrime.
Faqja e administruar nga hajduti i bankës, Fari Lleshi, i cili erdhi në Britani në mënyrë të paligjshme, publikonte në faqen e Facebook’ut fotografi dhe postime të shqiptarëve që shijonin momentet e tyre pas shkuarjes në Britani, me mesazhe të kota.
Përveç faktit që jepte paralajmërime të herë pas hershme për bastisjet e imigracionit, ai veproi si një pikë kontakti për shqiptarët që kërkonin njerëz kontrabandistë për t’i sjellë ata në Britani të Madhe dhe kriminelë që flisnin anglisht, të përgatitur për testet e gjuhës, në mënyrë që shqiptarët që nuk kishin njohur për gjuhen angleze, të mund të merrnin një vizë ose një leje drejtimi, kundrejt pagesës.
Ka dy herë më shumë shqiptarë që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani përmes porteve në Mbretërinë e Bashkuar, se çdo kombësi tjetër, sipas Ministrisë së Brendshme, ndërsa Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se bandat shqiptare kanë zaptuar tregun e trafikut të drogës, veçanërisht kokainës. ‘Kërcënimi me të cilin PO përballemi me grupet shqiptare të krimit është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore, por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,’ tha një zëdhënës i NCA.
Dje, administratorët e faqes e mbyllën atë brenda një ore pasi u kontaktuan nga ‘The Telegraph’ dhe nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me postimet, duke thënë vetëm:- “Unë do të doja të dija pse nuk gjeni diçka më të mirë për të bërë? Shkruani rreth Brexit “.
Në një postim thuhet:- “Përshëndetje shqiptarë në Londër! Unë kam dy miq që kanë mbërritur në Dublin dhe kanë kërkuar azil. Ata i lanë të shkojnë. Ata tani janë të lirë, por nuk kanë asnjë dokument. Nëse dini ndonjë mënyrë të sigurt për të arritur në Angli pa çfarëdo rreziku, ju lutemi i këshilloni “.
Një shqiptar iu përgjigj:-“1.500 paun për person, me nis një numër telefoni”
Një tjetër tha:- “Të paguajë 1.300 £. Një shoku arriti në Angli katër ditë më parë. Unë mund t’iu jap numrin e atij personi që mund ta bëjë këtë në Irlandë. Ai solli 4 miq”.
Testet e gjuhës angleze dhe patentës realizohen duke krijuar një dokument të rremë identiteti, me emrin e shqiptarit, por me fotografinë e personit që do të bëjë testin.
Një postim lexon: -“Unë kam një kushëririn tim, por ai nuk mund të flasë mirë anglisht. A mund të ndihmojë ndokush për të marrë testin në Mbretërinë e Bashkuar? Ne paguajmë mirë.”
Sipas raportit, 1 në 10 të burgosur të huaj është shqiptar në burgjet e Britanisë.