Prokurori i Përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, ka bërë një parashikim të fortë dhe të padëgjuar më parë në lidhje me mafien Shqiptare.
Në një intervisëe të dhënë për medien zvicerane ‘swissinfo’, Gratteri deklaron me bindje se mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare.
Ndërsa jepte të dhëna për lidhjet e Ngragheta-s dhe veprimtarinë e grupeve mafioze italiane në Zvicër dhe bashkëpunimin e tyre me grupet ballkanike, ai bën një parashikim për atë që do të jetë mafia e së nesërmes, përcjell tch.
“Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Europën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare”, deklaron Prokurori Italian, ndërsa shton:
“Në Shqipëri ka një korrupsion të lartë, grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e mbledhura i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të drogave të forta.”- thotë ai.
Sipas, Prokurorit të përgjithshëm të Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri aktualisht grupet shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por veprojnë edhe në Amerikën e Jugut së bashku me Ndrangheta-n.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.