Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e qytetarëve nga Shqipëria drejt Serbisë dhe anasjelltas vetëm me karta identiteti.
Këtë e bëri të ditur Ministria e Jashtme përmes një postimi në rrjete sociale. Serbia bëhet kështu vendi i pestë ku shqiptarët mund të lëvizin me karta identiteti pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës.
“Tashmë, për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: pasaportë, pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, kartë identiteti biometrike” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Marrëveshja është nënshkruar në nëntor të vitit 2020 gjatë një takimi online mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiq në prani edhe të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev.
Po kaq të rëndësishme e ka quajtur këtë marrëveshje dhe presidenti serb Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.