Shqiptarët po konsumojnë më shumë duhan. Vitin e shkuar u importuan nga vendet e tjera më shumë se 3 mijë e 600 tonë duhan, sasia më e lartë në 7 vitet e fundit.
Vlera e cigareve të blera arriti në 814 milionë lekë, duke u rritur ndjeshëm me vitet e mëhershme si pasojë edhe e shtrenjtimit të produktit në tregjet ndërkombëtare.
Nëpërmjet politikave fiskale, qeveria ka rritur vazhdimisht akcizën për duhanin, duke bërë që çmimi për një paketë të rritet mesatarisht me 15 për qind në 5 vitet e fundit. Por, kjo nuk ka ulur numrin e duhanpirësve apo sasinë e konsumuar.
Pandemia, masat kufizuese dhe shtimi i stresit janë disa nga arsyet që qytetarët rendisin si shkaqet e rritjes së konsumit.
Referuar të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria renditet në vendet me përqindje të lartë të duhan-pirjes, 60 për qind burra, 18 për qind gra me një tendence rritëse te këto të fundit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, çdo vit në vend humbin jetën më shumë se 3,300 qytetarë, ndërsa në vitin 2030, ky numër do të rritet në rreth 7 mijë e 500 fatalitete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.