×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari e partnerja e tij në krye të plantacioneve me kanabis në Spanjë

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 16:51

    Policia e Katalonias informon se shkatërroi një bandë që merrej me kultivimin e kanabisit. Banda drejtohej nga një shqiptar 50 vjeçar, partnerja e tij spanjolle, 47 vjeçe dhe vëllai i tij 37 vjeçar.


    Në plantacionet e kanabisit punësoheshin shqiptarë.

    Hetimet nisën tetorin e vitit të kaluar kur morën informacionin se në një banesë në Cambrils strehoheshin shqiptarë të cilët merreshin me kultivimin e marijuanës.

    Në nëntor u mësua se ata ishin larguar. Në mars 2021, policia zbulon se grupi ishte riaktivizuar në provincën Kambrils, në Katalonja.

    Hetimet zbuluan 3 plantacione me marijuanë ku ishin punësuar shqiptarët.

    Më 22 korrik u arrestuan 4 shqiptarë të moshës 19 – 32 vjeç, të gjithë me kombësi shqiptare, dhe u asgjësua parcela me 3 175 rrënjë kanabis.

    Plantacionet ishin ngritur në një zonë të kamufluar në pyll ku dhe ishin krijuar ambiente për të tharë marijuanën dhe tenda ku qëndronin kultivuesit.

    Në një tjetër operacion të ndërmarrë më 2 gusht u asgjësuan dy parcela të tjera me më shumë se 12 mijë rrënjë kanabis.

    Operacioni final ishte me arrestimin në një apartament në Vilafortuny, në Kambrils të organizatorit, partneres së tij dhe vëllait. Në banesën e tyre u gjetën dhe marijuanë, dhe dokumente të aktivitetit kriminal përfshi dhe informacione mbi ‘kopshtarët e kanabisit të cilët, duket se merreshin nga Shqipëria pikërisht për këtë çështje.

    Në kuadër të këtij hetimi policia e katalonjias informon se janë arrestuar 7 persona, kapoja i organizatës, dy asistentët e tij dhe 4 shtetas të tjerë të cilët ishin punëtorët e kanabisit.

    Ata ndodhen në burg dhe pritet të dalin para gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!