Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është shfaqur shpesh herë si miku më i mirë i Kancelares gjermane Angela Merkel. Ai shihet shpesh i fotografuar me të e në biseda miqësore, por me sa duket, nuk është i vetmi që ka një raport të ngrohtë me “zonjën e hekurt”.
Ardit Gjikaj, shqiptari me origjinë nga Vlora është personi që “po sfidon” kreun e qeverisë në këtë “betejë”. Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për Arjan Çanin, ai tregoi se me Merkel është njohur disa vite më parë.
Jo se nuk e njihte Kancelaren, por kontakti i tyre i parë ka qenë në Bundesagun gjerman, ku Gjikaj ka performuar para deputetëve dhe Merkel.
Ai është një i ri mjaft i njohur në Gjermani, ku ka shkuar si emigrant prej vitit 1994.
Arditi ka fituar shumë kampionate në gjithë botën, kryesisht me breakdance.
Ai është profesor kërcimi dhe ka një shkollë që quhet “Endless Dance”.
Nga një kërkim në internet, JOQ.al ka arritur të sigurojë videon e plotë të performancës së Gjikaj para Kancelares dhe deputetëve të tjerë. Videoja është realizuar rreth 7 vite më parë.
Veç kërcimit impresionues të talentit shqiptar, në të duket edhe Merkel, e cila duartroket me vrull dhe pasion për Arditin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.