Një burrë nga Shqipëria e ka marrë peng familjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palini” në kryeqytetin e Greqisë.28 vjeçari i cili është baba i dy fëmijëve ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij.
Ervis Hoxha, nga Berati vuan prej problemeve mendore.
Policia sqaron se autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë.
Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam, shkruan Top-Channel.
Autori u arrestua dhe në këtë moment po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës.
Ende nuk dihen shkaqet se përse autori sulmoi dy gratë dhe përse ai nuk ishte në spital të specializuar për rastet analoge.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.