×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari në Itali mbyllë në shtëpi bashkëshorten me 4 fëmijë për t’i vënë më pas zjarrin banesës

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 14:50

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Një 47-vjeçar ka mbyllur brenda në shtëpi bashkëshorten 37-vjeçare dhe katër fëmijët, duke i vënë më pas zjarrin banesës.


    Fatmirësisht, gruaja dhe fëmijët kanë arritur të shpëtojnë falë djalit të madh. Ky i fundit ka ndihmuar nënën dhe motrat e vëllezërit për të dalë nga shtëpia. Ndërsa, 47-vjeçari mësohet se ka përfunduar i djegur aksidentalisht. Fëmijët kanë qenë të moshës 5, 17, 19 dhe 20 vjeç.

    Nëna e fëmijëve ka mbetur e asfiksuar, e si pasojë është shtruar në spital. Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar zjarrëfikësit dhe policinë. Ata kanë mbërritur në momentin kur 47-vjeçari është gjetur i pajetë. Ngjarja ka tronditur Civitella del Tronto, ku jetonte familja shqiptare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!