×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari plagoset me thikë në Greqi

    Reporteri
    14 Mars 2025 | 18:02

    Një shqiptar është plagosur me thikë në Greqi. 

    Mediat greke raportojnë se shqiptari është gjetur i plagosur me thikë në një fermë në Selanik.

    Sipas informacioneve, shqiptari është gjetur i plagosur në qafë nga punëtorët që po e kërkonin pasi ishte vonuar.

    I plagosuri është transportuar me ambulancën e EKAB në spitalin Papageorgiou ku po trajtohet.

    Gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!