Nga strukturat e policisë së Shkodrës, falë reagimit të shpejtë, u arrestua në flagrancë shtetasi: L. L., 38 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.
Mesditën e sotme, shtetasi L. L., pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen Skënderbeg, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtatasit K. Rr., i cili ka qënë duke punuar në autolavazhin e tij.
Personi i arrestuar dyshohet se armën që ka përdorur e ka hedhur në lumin Buna, gjatë ndjekies nga Policia, ku vijon puna për gjetjen e saj.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.