Zona e Milanos u përgjak mbrëmjen e shkuar, pasi dy marokenë u qëlluan me armë zjarri, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Dyshohet se autori i krimit është një shqiptar. “Il Giornale” shkruan se ngjarja nuk ka motiv festën e ndërrimit të viteve, por larjen e hesapeve për çështje droge. Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në sheshin Selinunte.
Njëri prej marokenëve të plagosur, 34 vjeç është goditur me një plumb në kokë duke përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Tjetri, 40 vjeç, u godit në kofshë dhe u dërgua në spitalin Niguarda me kod të verdhë. Hetimet i janë besuar policisë. Sipas raporteve të para, një shtetas shqiptar i qëlloi ata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.