Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi rrëmbeu dhe përdhunoi për 3 ditë ish-të dashurën e tij italiane.
Sipas medieve në Itali, shqiptari ka detyruar me forcë ish partneren e tij italiane, të qëndrojë e izoluar në një apartament në Foligno, duke abuzuar seksualisht.
Pas 3 ditëve, ai ka marrë ish partneren e tij dhe e ka çuar në një qendër tregtare.
Duke parë praninë e shumë personave, gruaja ka përfituar nga situata dhe ndërsa makina ishte në lëvizje, ajo ka hapur derën e makinës dhe është hedhur në rrugë.
Por shqiptari ndaloi automjetin dhe u përpoq përsëri ta rikthente në makinë ish partneren, duke ushtruar dhunë.
Ndërhyrja e njerëzve dhe disa rojeve të sigurisë së qendrës tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte, transmeton Alsat-M.
Fillimisht shqiptari u largua, por falë kamerave të instaluara në qendrën tregtare, autoritet italiane arritën të gjurmojnë dhe identifikojnë shqiptarin, duke e ndaluar dhe arrestuar në Foligno.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.